“Më thanë se është mbytur me litar të bluzës…”, flet nëna e 3-vjeçarit: Doktori më tha se fëmija ka ardhur pa jetë

1641805107_familjar.jpg

Nëna e 3-vjeçarit që u mbyt në kopsht ka zbuluar si ka mësuar lajmin e trishtë se fëmija i saj kishte humbur jetën. Ajo thotë se është mashtruar nga punonjësit e kopshtit dhe se ka qenë doktori që e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam  vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna.

scroll to top