fbpx

Me tumor në tru, operohet 60 vjeçarja, Rama: Ndërhyrje e vështirë

edi.jpg

Një grua nga Novosela është operuar me sukses nga një tumor në tru në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Rastin e ka publikuar kryeministri Rama, që thotë se ndërhyrja ishte e vështirë, por falë punës së mjekëve 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën.

“Pas dy vitesh të gjata në luftën për jetën, Mereme Aliu, nga Novosela e Vlorës, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipave e mbesave, është operuar nga një tumor në tru, në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Pas ndërhyrjes së vështirë e të suksesshme, 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën dhe asnjë cenim të funksioneve të organizmit. Respekt për bluzat e bardha” shkruan Rama.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303