fbpx

Me zë dhe figurë, Basha denoncoi mikun e prokurorit Ndoj një vit më parë, ja ç’thoshte

basha-4.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha një vit më parë akuzoi dhe denoncoi mikun e prokurorit Ndoj që u përfshinë së bashku në atentat ditën e djeshme në Shkozet të Durrësit.

Raportohet se Basha ka folur për Pëllumb Muharremin, i cili njihet me nofkën Rrumi’.

Sipas kryedemokratit, ai akuzonte “Rrumin” si njeriun që ka ushtruar presion dhe frikë në zonën e Sukthit.

Basha theksonte se ai së bashkë me Vangjush Dakon bënte presione për votat e Edi Ramës.

Ja çfarë thoshte Basha një vit më parë?

“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut”.

“Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vota e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin”, thuhet në deklaratën e Bashës të bërë më 28 tetor të vitit të kaluar”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303