Me zinxhira në duar dhe gojën e mbyllur, banorët e Astirit para Gjykatës së Apelit, ja ç’po ndodh atje…

banore.png

Gratë e Astirit janë duke protestuar para Gjykatës së Apelit, ku pritet të jepet edhe masa e sigurisë për 3 nga banorët e arrestuar, Skënder Doda, Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu.

Me zinxhira në duar dhe gojën e mbyllur, banorët shihen para Gjykatës, ndërsa një nga banorët shprehet se do të vijojnë protestat dhe se është e padrejtë që të mbahen në burg banorët.

“Këta trima po bëjnë burg padrejtësisht, ndaj ne duhet të bëjmë të vetmen gjë: Mbështetje në respekt të këtyre qëndrestarëve dhe kauzës sonë,” shprehet banorja.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303