TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare plasin skandalin: Ja ç’bëjnë kriminelët shqiptarë në Britaninë e Madhe

“Kriminelët shqiptarë tallen me drejtësi në Britaninë e Madhe duke kryer plaçkitje gjithnjë e më të dhunshme dhe duke publikuar postime nga më të çuditshmet në mediat nga brenda qelive të burgjeve”, shkruan Daily Telegraph.

Gazeta britanike ka marrë imazhe në Instagram nga llogaritë private të Fabion Kuçit dhe Azem Dajçit, aktualisht në burgun Ëormëood Scrubs për vjedhje të rënda, gjatë të cilave ata u kapën me armë dhe municion.

Ato janë pjesë e një tendence të re shqetësuese ku bandat shqiptare janë kthyer me sulme të dhunshme ndaj shtëpive në jug-lindje për të vjedhur para dhe stoli, të cilat kontrabandohen në Shqipëri për t’u rishitur në tregun e zi.

Policia në Londër, Kent dhe Surrey ka lëshuar alarmet e “kërkuar” për të paktën pesë kriminelë të tjerë shqiptarë, shkruan gazeta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat