fbpx

Mega-operacioni ‘Malësia e Krujës’ vë në pranga 19 persona (VIDEO)

Screenshot_1-52.png

19 persona u vunë në pranga në një operacion të koduar “Malësia e Krujës” për kultivim të lëndëve narkotike, ndërkohë që shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë narkotike Canabis Sativa.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës, Forcën e Posaçme Opreacionale, FNSH dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës. Ky megaoperacion është në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara “Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4”, gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Pas një hetimi 3 mujor me metoda speciale hetimi, në funksion të dy procedimeve penale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për :

A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;
M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;
L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;
N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;
R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;
E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;
Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;
L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;
K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;
A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;
F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;
A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;
G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

Ndërkohë u bë ndalimi me iniciativë për A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Gjithashtu, po në kuadër të dy procedimeve u bë shpallja në kërkim edhe e 7 personave të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303