fbpx

Megaoperacioni antidrogë në Itali, në pranga disa shqiptarë

droge.png

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në Itali, ku në pranga kanë rënë edhe shtetas shqiptar.

Me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, autoritetet italiane kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm mega operacionin antidrogë, i cili ka shkatërruar një grup trafikantësh që transportonin lëndë narkotike nga Spanja në Itali.

Operacioni është shtrirë në territoret e provincave Bolonja, Ferrara, Modena, Vercelli, Ravena, Rimini, Matera, Rieti, Spanja, Barcelona, Vlorë e Shqipëri ka vënë nën pranga 18 persona shtetas shqiptarë, italianë e afrikano veriorë.

Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 130 kg lëndë narkotike.

Droga e tipit marijuanë e hashash trafikohej nga Spanja në Itali e më pas shpërndahej në tregjet italiane kryesisht në provincën bolonjeze.

Ndaj të arrestuarve rëndon dhe akuza e armëmbajtjes pa leje, e kërcënim i dhunshëm.

Hetimet kanë zbardhur se ky grup trafikantësh kishte një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtarë kishte detyra të caktuara për trafikimin e drogës.

Në operacion morën pjesë rreth 200 forca policore, skuadra ajrore e policisë së shtetit e reparti i qeneve nuhatës antidrogë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303