Meghan Markle dhe Princ Harry nuk pranohen në Kanada, po tani ç’do të ndodhë?

meghan-and-harry.jpg

Princi Harry  dhe Meghan Markle hoqën dorë nga titujt e tyre mbretërorë si duka dhe dukesha e Sussex duke mos menduar gjatë për pasojat e këtij vendimi.

Plani i tyre ishte të zhvendosen në Kanada, por mediat e huaja shkruajnë se çifti nuk janë të mirëpritur të jetojnë në këtë shtet sepse është veprim antikushtetues.

Tabloidi i njohur britanik “ Daily Mail” shkruan se se plani i Meghan dhe Harry për të kaluar jetën në Kanada shkel ligjet.

“Si përgjigje e njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex (Princi Harry dhe Meghan) të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur: “JO.”, thuhet të ketë qënë përgjigjia e shtetit kanadez e cila vijon si më poshtë:

Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni mbretër Kanada nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni pasi prish një tabu kushtetutuese të pashprehur,” shkruhet në artikullin e “Mail”.

Nuk dihet se si do veprojnë Meghan dhe Harry pas kësaj përgjigje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303