Meghan Markle ka zbuluar se në ditët e para të lidhjes së saj me Princin Harry të Britanisë, një nga gjërat për të cilat u kritikua ishte ambicia e saj, e cila trajtohej “si diçka krejtësisht e tmerrshme”.Në podkastin e parë të Archetypes, Dukesha e Sussex shpjegoi se si fëmijë e shihte ambicien si një “tipar pozitiv”, derisa përfundimisht “mësoi një ose dy gjëra” për etiketimet dhe konventat që kufizojnë gratë.
Në podcast-in e titulluar ‘The Misconception of Ambicion, with Serena Williams’, Meghan foli për dëshirën e saj për të eksploruar stereotipet që janë krijuar për gratë gjatë shekujve dhe se si shoqëria i vendos ato në “kuti” në varësi të rolin që pret që ata të luajnë. Kjo deklaratë mund të interpretohet nga disa si një avantazh i ri ndaj familjes mbretërore, me të cilën çifti Sussex është konfliktuar disa herë vitet e fundit.

