Memoriali turk në Tiranë/ Reagimi i veçantë i të rinjve

Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është ngritur një Memorial kushtuar viktimave të asaj ngjarjeje. Aktiviteti në të cilin kanë marrë pjesë edhe shumë figura të njohura është zhvilluar më datën 15 korrik.

Mirëpo nuk është pritur mirë nga të gjithë, një grup të rinjsh kanë shkuar sot përpara monumentin dhe si shenjë revolte kundër tij kanë ngjitur një tabelë me fjalët: ‘Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve. I përket pushtuesve tanë. Bërë në datë 11/ 08/ 2019. Paqësisht në vend demokratik’.

Të rinjtë shprehen për newsbomb.al se ndihen në pushtimin modern të turqve dhe se kjo për ta është e tepërt. ‘Jemi të ngopur me turqit. Jemi në pushtimin modern të tyre, përveç investimeve strategjike, uniformave të policisë dhe ambulancës të falura nga Turqia (dhe të njëjta me to) të cilat na identifikojnë si të tillë, çdo kanal me telenovela turke (duke ngulitur turqishten në trurin e çdo shqiptari), xhaminë mu në derën e parlamentit (duke u prezantuar si shtet fetar) kjo ishte e tepërt’, thonë të rinjtë. newsbomb