Më 29 prill pritet të mbahet një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Berlin.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe Francës, që me 29 prill të marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin.
Gjatë një konference për mediat, presidenti serb ka pranuar se është ftuar në Berlin së bashku me kryeministren Ana Brnabiç, ku konfirmoi se në këtë takim janë ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar ftesën nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit që do të mbahet në fund të këtij muaji në Berlin./real-news.tv/

