Merkel: Kina të marrë më shumë përgjegjësi

Kancelarja Angela Merkel i bëri thirrje Kinës që të marrë më shumë përgjegjësi në botë, ndërsa aspiratat e saj globale rriten.

”Kina do të duhet të rrisë më shumë përgjegjësinë e saj për një rend paqësor botëror”, tha Merkel në një diskutim me studentët e universitetit elitë japonez ”Keio” në Tokio.

Kompania kineze e telefonisë celulare Huawei është përballur me akuza nga disa vende perëndimore se punon ngushtë me shtetin kinez dhe harton produktet e tij me software që lejojnë udhëheqjen e Partisë Komuniste për të mbledhur të dhëna, por kompania dhe qeveria e Pekinit e mohojnë atë.

Merkel u shqetësua gjithashtu për faktin se Kina nuk mbron në mënyrë adekuate pronën intelektuale.

”Ne duhet të gjejmë mënyra me Kinën që merren me pronën intelektuale me kujdes dhe korrektësi”, tha kancelarja.

“Sa më shumë Kina të mbizotërojë, aq më shumë zhvillohet ekonomikisht dhe aq më e madhe do të jenë kërkesat për Kinën në këto fusha. Është gjithashtu e rëndësishme për Europës t’i sqarojë Kinës se ne kemi nevojë për reciprocitet në marrëdhëniet tona”, shtoi kancelarja./real-news.tv/