TË FUNDIT

Merkel optimiste se BE dhe Britania do të gjejnë një zgjidhje për Brexit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur të enjten optimizmin e saj, për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Britanisë së Madhe mbi çështjen Brexit.

“Besoj se është e mundur një zgjidhje pa e rishqyrtuar marrëveshjen e tërheqjes”, tha Merkel në Bratislavë, ku po qëndron për një takim të krerëve të vendeve të Vishegradit Katër.

Në deklaratën e saj, Merkel theksoi se rinegocimi i marrëveshjes Brexit, të cilën e dakorduan Brukseli dhe Londra në nëntor të vitit të kaluar, nuk është në axhendën e takimit të sotëm.

Lidhur me ngecjen e procesit Brexit, kryeministrja britanike, Theresa May, ndodhet në Bruksel, për t’i bindur krerët e BE-së për “dakordësi alternative” për të zëvendësuar “backstopin” e kontestuar për kufirin e Irlandës.

Ndryshe, ditë më parë, deputetët britanikë miratuan amendamentet me të cilët kanë refuzuar mundësinë që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian (BE) pa një marrëveshje të arritur.

Përveç kësaj, me 317 vota për dhe 301 kundër, deputetët miratuan edhe amendamentin i cili kërkon një alternativë për mekanizmin mbrojtës të Irlandës, i njohur si backstop.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars, nëse kjo datë nuk shtyhet./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat