Një automjet tipit ‘Ford’ ka marrë flakë ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku nga raportimet e para nuk asnjë të lënduar.
Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina sapo ka vënë re zjarrin.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendndodhje për të shuar flakët.
Ndërkohë, policia dyshon se shkak i djegies së makinës mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Gjithsesi, autoritetet po zbardhin ngjarjen e plotë./real-news.tv

