Merr flakë makina në ecje, shoferi tmerrohet, në luftë me zjarrin

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan. Zjarri që ka përfshirë makinën ka qenë shumë i madh ku si pasojë automjeti është shkrumbuar i tëri.  Kjo makinë ishte marrë me qira nga shoferi i automjetit. Ndërsa shkaqet e zjarrit kanë ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Për shkak të djegies së plastikës dhe të gomave rreth vendit të ngjarjes janë përhapur re të mëdha tymi. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.