Një magazine dhe 2 godina të tjera në fshatin Mursi, të Konispolit, janë djegur sot si pasojë e një zjarri shumë të madh që ka nisur fillimisht në një zdrukthëtari.
Shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Më pas flaket janë përhapur edhe në dy godina të një biznesi tjetër që shërbenin si depo dhe ambient fjetjeje për punonjësit.
Për të shuar flaket kanë punuar 3 mjete zjarrfikëse të Konispolit dhe Sarandës.

