TË FUNDIT

Merr formë shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari

Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari ka hyrë në procedurën e realizimit të shtatores në argjilë për t’u përfunduar pastaj në bronz.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se pas finalizimit të shtatoreve të Shaban e Hamzës, edhe shtatorja e komandantit legjendar ka hyrë në procedurën e realizimit të shtatores në argjilë për të vijuar pastaj që të tria në bronz.

“Tri shtatoret, nga nëntori, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, përjetësisht do t’i japin vlerë, bukuri dhe mesazh gjeneratave se sa e vlefshme dhe sa e çmueshme është liria. Lavdi e përjetshme Jasharajve legjendar”, ka shkruar Lladrovci.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat