Merr fostoksinë, në gjendje të rëndë i moshuari nga Saranda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Sarandës.

Raportohet se një 67-vjeçar, banor i fshatit Cuke ka marrë fostoksinë.

Ai ndodhet në spital për momentin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Thuhet se ai është Jorgo Beqo, 67 vjeç.

Policia ndodhet në spital për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Familjarët thonë ngjarja është aksidentale, pasi ai mund të ketë ngatërruar ilaçet.