TË FUNDIT

Merr fund dilema e “Turit”! Pyetja që u bë meme dhe pankartë nga maturantët, drejtoresha e QSHA sqaron

“Turi” ishte një nga memet që spikati më shumë në protestën e maturantëve përpara Ministrisë së Arsimit, i cili në të vërtetë ishte një pyetje me alternativë për vijueshmërinë e saktë të një teksti të dhënë për nxënësit në provim.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi dha në A2 zgjidhjen e kësaj pyetje që shkaktoi shumë debate mes maturantëve dhe në rrjetet sociale.

Shefja e QSHA qartësoi se në variantet e tezave të provimit, përgjigja ishte e renditur ndryshe dhe në alternativën që lexoi maturantja Kejsi Spahiu, ajo tha se përgjigja e saktë ndodhet nën alternativën D.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat