Merr peng maqedonasin, arrestohet 47-vjeçari në Pogradec

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi i mori peng një shtetas maqedoas.

Uniformat blu raportuan se arrestuan në flagrancë pogradecarin me iniciale A.T., pasi dyshohet se i hoqi lirinë në mënyrë të paligjshme maqedonasit me inciale D.S.

47-vjeçari kishte dalë garant për marrjen e një sasie lekësh që shtetasi D.S., ia kishte marrë borxh një shtetasi tjetër, mik me shtetasin A.T.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.