Merret peng roja, përleshje masive mes shqiptarësh në burgun grek të Koridhalos

Natë episodike në burgun e Koridhalosë.

Gjatë natës 2 të burgosur shqiptarë janë përleshur egër, ndërsa një prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C.

Fillimisht është bërë e ditur për rebelim të të burgosurve, mbajtje peng të një roje dhe episode masive,  ndërsa policia greke ka rrethuar burgun.

Në vijim, episodi është izoluar mes 2 shqiptarëve që disi kanë arritur të kalojnë nga një sektor në tjetrin dhe përkrahësve të tyre.

Episodi është mbyllur pas mesnatës, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kishte të plagosur apo identitetet e shqiptarëve të implikuar.