Është konfirmuar në detyrë Drejtuesi i prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Vendimi u mor nga Këshilli i Pavarur i Kualifikimit (KPK), nga trupa e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Theo Jacobs.
Erjon Shehaj e ka nisur punën si prokuror në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe është pjesë e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Lezhë.

