Merret vendimi tronditës për Sajmir Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda sapo ka marrë vendimin për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Trupi gjykues i përbërë nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka dhanë verdiktin final dhe e kanë dënuar me vetëm me 3.4 vite burg Saimir Tahirin për shpërdorim detyre, dënim që është konvertuar në shërbim prove.

Gjykata  ndryshoi veprën penale në të cilën akuzohet Tahiri.

Saimir Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.