“Mes Bashës dhe Metës zgjedh Metën kryeministër”, Lefter Maliqi: E shoh veten si kandidat mes PD-së dhe LSI-së

lefter.jpg

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë se do të zgjidhte Ilir Metën si kryeministër para kreut të PD-së , Lulzim Basha.

Ai është shprehur në një intervistë për Report Tv se e sheh veten si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme mes PD-së dhe LSI-së, ndërsa ka thënë se asnjë prej deputetëve të opozitës së re nuk i sheh si deputetë të ardhshëm.

“Mes Bashës dhe Metës, unë zgjedh presidentin aktual si kryeministër. LSI është vendimtare për qeverisjen. Forcat e reja politike kanë shumë pak mundësi të marrin mandate. Për opozitën e re kam vlerësimet dhe rezervat e mia sepse pjesa më e madhe janë të përdorur. Për zonjën Hajdari kam respekt për shkak se është vajza e të ndjerit Azem hajdari.

Jam i bindur se nga opozita e re nuk shoh ndonjë deputet të ardhshëm. 70% unë do të jem deputet por mbetet në dorën time, pasi elektorati do që unë të jem deputet. Me votat e mia partitë kanë fituar në Berat. Kam dëshirë që të jem deputet mes PD-së dhe LSI-së, por nuk përjashtohet mundësia të jem në ndonjë forcë tjetër të opozitës së bashkuar. Me këdo që do të jem unë do të kthehet rezultati.

Rama e di edhe vete që ka gabuar me mua dhe do të marrë ndëshkimin më të rëndë në qarkun më të majtë të Shqipërisë, në Berat. Unë jap dorëheqjen nëse Rama nuk humb në Berat”, ka thënë Maliqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303