TË FUNDIT

“Mesazhe me një mashkull në telefon”, zbardhet e plotë ngjarja në Durrës

Është zbardhur e plotë ngjarja e rëndë në Durrës, ku burri vrau gruan e tij me 6 goditje me thikë në trup, duke përfshirë edhe zemrën.

Adriatik Kuka kishte denoncuar një rast, duke u shprehur se gruaja e tij ngacmohej nga një mashkull.

Ai i kishte kontrolluar celularin dhe kishte zbuluar telefonata me një numër të panjohur.

Pikërisht, xhelozia ka bërë që të nisë sherri në familje dhe 37-vjeçari nuk ka kontrolluar dot veten.

Tre ditë para krimit, viktima Asbije Kuka kishte denoncuar bashkëshortin e saj në polici, pasi ky i fundit e kërcënonte.

Adriatik Kuka, i cili u gjet sot i mbytur, dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat