fbpx

Mësojeni njëherë e mirë, këto shenja nuk janë për njëra-tjetrën

auto_horoskopi-768x4931569568001-1.jpg

Ja cilat janë shenjat që nuk përputhen fare me njëra-tjetrën.

Peshorja me Bricjapin

Peshorja është një shenjë shoqërore që pëlqen të shoqërohet me shumë njerëz. Bricjapi, nga ana tjetër, është një shenjë më e vetmuar që preferon qetësinë e shtëpisë. Këto dy shenja nuk përshtaten në mënyrë të përsosur së bashku.

Dashi me Gaforren

Dashi është një shenjë shumë ekstroverte që pëlqen të shkojë në ahengje dhe të takojë njerëz. Gaforrja  është një shenjë  që nuk afrohet lehtë me persona që sapo ka takuar dhe në përgjithësi ‘lufton’ për të shprehur ndjenjat dhe për të treguar simpatitë që ka.

Demi me Ujorin

Demi është një person që i pëlqen marrëdhëniet serioze dhe nuk dëshiron të luajë majtas dhe djathtas me situata të padobishme. Ujori nga ana tjetër preferon të jetojë aventura dhe eksperienca para se të vendoset në një marrëdhënie të vetme.M

Virgjëresha me Binjakët

Virgjëresha dëshiron të ketë një marrëdhënie të matur, serioze dhe i pëlqen jeta e organizuar. Nga ana tjetër, binjakët janë një shenjë më e lirë që preferojnë të bëjnë gjithçka me ritmet e veta. Pra, është mjaft e vështirë të përputhësh këto shenja me njëra-tjetrën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303