TË FUNDIT

Meta del me mesazhin e ‘koduar’: Durrësi i paparë në dimër, po në pranverë?

Së fundmi Presidenti Ilir Meta ka ndarë një foto nga Durrësi ku shfaqet me dy gishta lart. Meta thotë se Durrësi edhe në dimër është i paparë, ndërsa ngre pyetjen si mund të jetë ai në pranverë.

“Durrësi edhe në dimër i paparë! Po në Pranverë?”, shkruan Meta.

Duket se kjo foto mban një mesazh për procesin e shqyrtimit të shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese dhe zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars.

Mes bashkive pa kryetar ku do të zhvillohet ky proces zgjedhor është edhe ajo e Durrësit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat