Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar lidhur me pyetjet e gazetarëve për Komsionin Hetimor, ku ai do të jetë i pranishëm në 6 tetor.
Ai i ka kthyer një replikë gazetarëve, duke thënë se mezi pret të shkojë në Parlament
“Të dashur miqtë e mi gazetarë, Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.”, shprehet Meta.

