TË FUNDIT

Meta ‘kokë më kokë’ me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë: Bëj thirrje për dialog

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për media pas përfundimit të takimit me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, deklaroi se Ukraina po jep sot një shembull frymëzues pasi është në mbrojtje të shtetit dhe dinjitetit të tyre.

‘Popull europian që ka dhënë shumë për lirinë e Europës, sot po jep një shembull frymëzues për të mbrojtur shtetin e tyre dhe dinjitetin e tyre dhe vlerat më të mira. Ndaj jemi në krah të Ukrainës, jemi për të shprehur dhe një herë tjetër ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e pafajshme nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar. Ne kemi bërë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të nxitur jo vetëm armëpushimin dhe rikthimin e amrëve paqësore dhe të ndalimit të luftës por njëkohësisht ne besojme se vetëm rruga e dialogut nga pozitat e barabarta është zgjidhja për këtë situatë. Përpjekjet tona si një vend anëtar i NATOS dhe që synon të anëtarësohet në BE kanë qënë të qarta dhe në linjë të plotë me NATO dhe me BE.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat