TË FUNDIT

Meta konferencë për luftën: Shqipëria si anëtar i NATO i bashkohet thirrjeve ndaj Rusisë për të braktisur këtë rrugë të dhunës

Pak minuta më parë Meta mbajti një konferencë për luftën në Ukrainë.

Diskutuam masat ndaj Rusisë, dënojmë sulmin ndaj Ukrainës.

“U diskutuan masat që do të ndërmerren në koordinim të plotë me partnerët tanë. Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. Ky përshkallëzim përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, kartës së OKB dhe minon sigurinë dhe paqen. Si president shpreh dhimbje të thellë për jetët e humbura. Shpreh solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës. Shqipëria si anëtar i NATO i bashkohet thirrjeve ndaj Rusisë për të braktisur këtë rrugë të dhunës dhe të kthehet në rrugën e dialogut. Shqipëria do të zbatojë të gjitha angazhimet e marra në kuadër të politikës së jashtme“, tha Meta

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat