Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë një postim ditën e sotme në rrjete sociale, pas lajmit ku thuhej se Ilir Meta do heqë dorë nga Presidenca për të marrë postin e ministrit të Brendshëm ose Kryeministrit.
“Kjo është Shqipëria që ju pret”, shkruan Braçe dhe u drejtohet shqiptarëve.
“NE 26 PRILL;
META KRYEMINISTER E
MINISTER I BRENDSHEM!
BERISHA PRESIDENT!
KJO ESHTE SHQIPERIA QE DONI?
KJO ESHTE SHQIPERIA QE JU PRET!
Ne fakt nuk u flet ju!
Ju flet krimineleve”, shkruan zv.kryeministri.

