Meta: Mos lejojmë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri!

WhatsApp-Image-2019-08-30-at-13.44.26-675x450.jpeg

“Një ditë si kjo, na kujton se ne duhet të jemi edhe më shumë të bindur për një rrugëtim më të shpejtë dhe solid drejt Bashkimit Europian dhe forcimit të demokracisë, duke mos lejuar më kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij.”

Deklarata vjen nga presidenti i Republikës, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, ku kreu i shtetit theksoi se nuk duhet të kthehemi 30 vite pas si në kohët e errëta të dhunimit dhe shtypjes së popullit shqiptar por të ecim përpara denjësisht si qytetarë të lirë evropianë dhe me dinjitetin njerëzor që meriton çdo njeri i këtij vendi”.

Në një ceremoni të vecantë kushtuar kësaj dite, Meta vlerësoi me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullit (pas vdekjes).

Në fjalën e tij Meta theksoi ndër të tjera se Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë është një mundësi për të ngritur zërin për viktimat e zhdukur gjatë regjimeve totalitare, por edhe për ato viktima të zhdukur gjatë ditëve të sotme kudo në botë.

scroll to top