Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Bashkinë e Kuçovës, ku së bashku me kryetarin Selfo Kapllani dhe përfaqësues të tjerë, mori pjesë ne një seancë të dhurimit të gjakut.
Meta ka theksuar se “gatishmëria juaj për t’ju bashkuar kësaj kauze tregon për një shpirt të madh e human të qytetarëve të Kuçovës”.
Më tej, presidenti i Republikës ka theksuar se duhet nxitur vullnetarizëm jo vetëm për dhurimin e gjakut, por edhe për kauza të tjera sociale.
“Dhurimi i sotëm nga ana e qytetarëve të Kuçovës do të shkojë për të ndihmuar të sëmurët talasemikë të Lushnjes e Beratit. Nuk mund të lejojmë që të ketë të sëmurë talasemikë, të cilët nuk marrin dot shërbimin e nevojshëm jetik për ta, për shkak të mungesës së gjakut. Jam i bindur se me impenjimin e të gjitha institucioneve publike dhe private do të arrijmë të sigurojmë një dhurim gjaku të qëndrueshëm e të përhershëm. Duhet të nxisim vullnetarizmin jo vetëm për dhurimin e gjakut, por edhe për kauza të tjera sociale”, tha presidenti Meta./real-news.tv