Meta në Mirditë: Arsimi profesional të shtrihet në gjithë vendin

meta-1.jpg

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Mirditë. Kreu i shtetit qëndroi në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” dhe prej aty theksoi se arsimi profesional për të rinjtë dhe të rejat është shumë i rëndësishëm dhe shtrirja e tij nuk duhet të ndalet për asnjë moment nga jugu në veri të vendit.

Gjithashtu Meta falënderoi Kishën Katolike dhe etërit Somaskë, të cilët janë njëherësh administruesit e kësaj shkolle, e cila synon që të nxjerrë kuadër në fushën profesionale me qëllim për t’i shërbyer nevojave të tregut.

 

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303