TË FUNDIT

Meta ngre alarmin, publikon raportin e ‘frikshëm’: Shpopullimi nuk po ndalet

Presidenti Ilir Meta  ka dalë me një tjetër reagim të fortë në rrjetin social Facebook, ku teksa ka publikuar një tabelë që tregon shifra të larta të azilkërkuesve shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian, ngre shkruan se shpopullimi nuk po ndalet.

Postimi i plotë:

Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet.

Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.

Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.

Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje!

Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat