Kryeministri Edi Rama gjatë lidhjes live në Facebook është ndalur dhe te dekoratat që dha Presidenti Meta për disa aktorë në Korçë.
Rama tha se Meta nuk ka se ç’bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë ‘tallje’ për ata që shkojnë dhe i marrin.
“Çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekorata, që janë një tallje e madhe për ata njerëz që shkojnë dhe marrin dekoratat e Ilir Metës”, tha ai.

