Presidenti Ilir Meta ka uruar sot të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.
“Me këtë super pamje nga Mali i shenjtë i Tomorrit ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën simbol të fitores së pranverës mbi dimrin, të shpresës mbi dëshpërimin! Shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë! Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe të keni bekimet e Zotit!”, shkruan Meta

