fbpx

Mezi e priste koronavirusin, “godet” sërish kryeinspektorja e shëndetit

Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë, Areti Beruka, e cila u bë e njohur me deklaratën se mezi e mezi priste që koronavirusi të vinte në vendin tonë, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

“Shprehja është hequr nga konteksti. Kur thashë pres që të vijë rasti i parë, është mirë që çdo popullatë të kapet nga viruset për të krijuar atë që quhet “mbrojtjen e tufës” në imunologji. Virusi është si vaksinë natyrale, që në rast se nuk kap 60% të popullsisë, kjo popullatë është e pambrojtur. Hyrja e virusit nuk do vizë, nuk varet nga unë dhe nga askush. Këtë kam patur parasysh kur e kam thënë si mjeke. Mbrojtja që krijon, bën që kur të rikthehet virusi në vjeshtë, forca e tij do të jetë më e ulët pikërisht nga imuniteti që ka krijuar 60% e populates”, deklaroi Beruka.