TË FUNDIT

Microsoft jep lajmin e mirë për Greqinë, planifikon investimin e madh

Kompania amerikane Microsoft do të investojë rreth 850 milionë euro në Greqi.

Është planifikuar hapja e tri qendrave të të dhënave në zonën e  Athinës, deklaruan Drejtori Ekzekutiv Brad Smith dhe kryeministri grek Mitsotakis. Veç kësaj është planifikuar trajnime në fushën digjitale për rreth 100.000 punonjës të sektorit publik dhe të atij privat. Kjo është pjesë e marrëveshjes.

Greqia e kishte marrë pjesërisht veten kohët e fundit nga kriza e gjatë ekonomike dhe financiare. Megjithatë, pas shpërthimit të krizës së COVID-19 papunësia u rrit përsëri: nga 16.4% në fillim të vitit në 18.3% në qershor.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat