Minatorët-Ramës: Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi

Një grup minatorësh janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët protestojnë për miratimin  e statusit.

Ata kanë paralajmëruar kryeministrin Rama, duke i thënë se do futen në grevë urie nëse nuk miratohet statusi.

Minatorët theksojnë se kanë 12 vjet që luftojnë për këtë gjë, kështu që më datë 22 shkurt do nisin grevën e urisë.

“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, theksuan minatorët./real-news.tv