Ministrat e BE në Helsinki për negociatat, të pranishëm Cakaj dhe Dimitrov

5-5.jpg

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u janë bashkuar sot homologëve të BE në takimin që po mbahet në Helsinki.

Ky takim është konceptuar si jo formal për diskutime të hapura mes Ministrave të Jashtëm për të folur mbi Çështjet e rendit të ditës së BE.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Helsinki ka një agjendë të ngjeshur takimesh bilaterale me homologët e tij të vendeve të BE-së, për të diskutuar mbi pritshmërinë për një vendim pozitiv nga Këshilli në tetor 2019 për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Gjithashtu, në fokus të takimeve do të jetë edhe situata në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri maqedonas foli për mundësinë që Shqipëria dhe Maqedonia të trajtohen veçantë në negociatat me BE këtë vit.

“Ky është një sistem mbi bazën e meritave dhe nëse është kështu vendet duhet të vlerësohen në mënyrë individuale. Mendoj se nëse na pranojnë që të dyja shtetet do të ishte më e mira. Dy është më mirë sesa një por gjithashtu një është më mirë sesa asnjë dhe nuk kemi luksin të humbasim mundësitë për suksese në Europë edhe këtë vit”.

/Ora News.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303