TË FUNDIT

Ministri britanik: Rusia duhet të jetë e vetëdijshme se veprimet e saj kanë kosto

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Gavin Williamson, tha se vendi i tij duhet t’i forcojë kapacitetet ushtarake pasi të dalë nga Bashkimi Evropian.

Duke folur të hënën në Institutin Mbretëror të Londrës, paralajmëroi se Rusia duhet të jetë e vetëdijshme se veprimet që konsiderohen të papranueshme nga Perëndimi “kanë kosto”.

Williamson theksoi rëndësinë e lidhjeve të ngushta ushtarake midis Uashingtonit dhe Londrës, si edhe mbështeti thirrjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për vendet e NATO-së, që të rrisin shpenzimet ushtarake përballë atyre që ai i quajti provokime ruse.

“Veprimet e tilla nga Rusia duhet të kenë një kosto”, tha Williamson.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit janë të tensionuara për shkak të aneksimit të Krimesë në Rusi, akuzave për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, si dhe për përfshirjen e saj në helmimin e një agjenti në Mbretërinë e Bashkuar./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat