Ministri Niko Peleshi ka dërë sot me dije se një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit të ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1“ në Pejë të Kosovës.
Peleshi e cilësoi këtë një mision të një rëndësie të madhe për Kosovën, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor
“Pas tërheqjes dhe mbylljes së misionit në Afganistan, ne u angazhuam se do të vazhdojmë të rrisim pjesëmarrjen tonë në misione të NATO-s dhe ato ndërkombëtare në përgjithësi dhe ky është rasti. Ne po materializojmë shtimin e prezencës sonë në KFOR, për herë të parë çojmë në këtë mision, misioni “KFOR 1‘ një kontingjent special të djemve dhe vajzave më të mirë që ne kemi në FA.
Në këto ditë të sfiduara të paqes dhe sigurisë globale kjo e shton dyfish e rrit vëmendjen, por edhe përgjegjshmërinë e secilit prej nesh e secilit prej jush për të shërbyer me profesionalizëm, me disiplinë ushtarake, me dinjitet në respektim të kodit të etikës dhe të vlerave të aleancës tonë‘, u shpreh Peleshi.
Duke folur për situatën e krijuar në Ukrainë dhe mesazhet e dhëna nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ministri Peleshi u shpreh se “asnjë inch i kësaj aleance nuk mund të preket, sepse NATO është aleanca më e fuqishme ushtarake dhe politike në botë“.

