fbpx

Ministrja Belinda Balluku jep lajmin fantastik, ja çdo ndodh nesër

balluku.png

Kandidatja për deputete e PS-së në Tiranë, Belinda Balluku ka deklaruar për emisionin ‘Breaking’ se ditën e nesërme nis vaksinimi me grupet e aviacionit civil, një nga grupet më sensitive.

Intervista:

Si po shkon fushata? Nuk qëndroni vetëm në njësinë ku kandidoni por edhe lëvizni

Puna ime nuk ka reshtur së punuari, nuk mund të mbyllet për fushatë. Jam në udhëtim nga jugu në veri, por që gjej kohë edhe për qytetarët e Kombinatit për të marrë këshilla dhe vrenjte. Fushata po shkon mirë, është më një frymë të shkëlqyer. Qytetarët kanë një besim shumë të madh në fitoren tonë.

PD po bën mitingje njësoj si në 2017-n kur nuk kishte pandemi, ju jeni më të kujdesshëm, duke nisur nga numri i pjesëmarrjes dhe organizim?

Synimi jonë është vaksinimi masiv dhe jo infektimi masiv. Kemi qenë të detyruar të jemi më aktiv në rrjetet sociale, edhe pse unë jam më shumë person i terrenit. Pavarësisht numrit të ulët të rasteve të reja dhe rritjes së numrit të vaksinimit, PS vijon të respektojë protokollin e vendosur nga pandemia. Ne shqetësohemi kur vijnë më shumë njerëz për të na mbështetur, për faktin se jemi në kohë pandemie.

Sondazhet nxjerrin PS si fituese të zgjedhjeve, ju sa u besoni?

Sondazhet janë shkencë dhe nuk kam pse të mos u besoj. Janë të vlefshme dhe kërkojnë epërsinë e PS në terren. Por ne që jemi në terren, nuk është e nevojshme që tu referohemi, pasi e vëmë re vetë. Dhe ajo që shohim ne në terren, lidhen me sondazhet që e shohin PS fituese.

Po vështirësitë si i përballoni, a ju shkëpusin nga fushata?

Jeni duke iu referuar grevës së kontrollorëve. Më shkëputi nga fushata, ishin 48 orë të rëndësishme. Deri diku e kuptueshme, pasi politika futi duart e saj. Kontrollorët u kthyen në detyrë. Kontributi ishte për Shqipërinë. Edhe banorët e kombinatit e justifikuan mungesën.

Ku do të jeni më 25 prill?

Do të jem aty ku e parashikon ligji dhe kodi zgjedhor. Do të respektoj kodin zgjedhor, ashtu siç duhet të bëjë çdo person dhe politikan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303