TË FUNDIT

Ministrja Manastirliu jep lajmin: Kontratë për 1 milion doza vaksine brenda 2022

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milionë dozave të vaksinës Pfizer dhe 500 doza opsionale.

Manastirliu ka qenë sot e pranishme në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ku ka paraqitur amendimin e marrëveshjes mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik.

 “Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave. Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave, ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të disponojmë edhe 500 mijë doza të tjera, nga 1 milion doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”. Aktualisht janë kryer më shumë se 2.6 milionë aplikime dhe ndërkohë që kemi vijuar edhe më një proces tjetër përsa i përket grumbullimit të të gjithë dokumentacionit të qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit por që rezultojnë të kenë aplikuar vaksinën, të cilët janë mbi 55 mijë qytetarë që kanë kryer vaksinat jashtë vendit dhe janë përllogaritur në totalin e aplikimeve të dozave që shkojnë rreth 2.7 milionë aplikime për qytetarët shqiptarë, duke bërë që të kemi një përqindje të mbulesës vaksinale me një dozë për popullatën target +16 vjeç 59.3 % dhe mbi 55% me dy doza. Kjo marrëveshje garanton vijimin e procesit të vaksinimit edhe me dozën përforcuese, por edhe për fëmijët. Nëse Komiteti Kombëtar i Vaksinimit do të ketë rekomandim për vaksinimin e fëmijëve, nëpërmjet kësaj marrëveshje, garantojmë edhe vaksinat pë moshat pediatrike”, tha Manastirliu.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat