fbpx

Ministrja Shahini: Zgjidhja e problemeve të arsimit bëhet në Universitet

shahini.jpg

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për media pas takimit të sotëm me pedagogët.

Këta të fundit u shprehën se nuk u arrit në asnjë zgjidhje dhe i lanë kohë ministres deri sot në darkë, përndryshe do të nisin grevë.

Gjatë komunikimit për media, Shahini ka theksuar se zgjidhja e problemeve të arsimit duhet të bëhet në Universitet.

“Një grup pedagogësh më kanë dërguar një letër. Në momentin e dërgimit të letrës, i mora në telefon dhe i prita në një takim. Në nivel fakulteti me thanë se nuk janë mbledhur asnjëherë 3 vitet e fundit. Adresa e zgjidhjes nuk është këtu, por te universiteti”, u shpreh Shahini.

Së fundmi, ministrja e Arsimit tha se nuk beson që bojkoti dhe ultimatumi të jetë zgjidhja e këtij problemi

“Do i dëgjojmë të gjithë, por do vijojmë  të udhëheqim. Do jetë një kontratë mes akademikeve dhe qeverisë për të çuar lart Ligjin për Arsimin e Lartë. Unë nuk mendoj që bojkoti dhe ultimatumi të jetë zgjidhja e këtij problemi”, tha ministrja e Arsimit./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2097802323638667/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303