Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar sot fletën e votimit që do të përdoret gjatë votimeve në 6 mars.
Në datën 6 mars, do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashki të vendit të cilat nuk kanë kryetarë të zgjedhur por të emëruar. Qytetarët do të votojnë për të zgjedhur kryetar për bashkitë: Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë, Lushnjë dhe Shkodër
Partitë deh koalicionet kanë vazhduar tanimë fushatën e tyre elektorale në terren duke prezantuar kandidatët të cilët pritet të garojnë për kreun e bashkisë.
Njoftimi i Plotë nga KQZ:
𝑴𝒊𝒓𝒂𝒕𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒑𝒆̈𝒓𝒎𝒃𝒂𝒋𝒕𝒋𝒂 𝒆 𝒇𝒍𝒆𝒕𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒗𝒐𝒕𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒛𝒈𝒋𝒆𝒅𝒉𝒋𝒆𝒕 𝒆 𝒅𝒂𝒕𝒆̈𝒔 6 𝑴𝒂𝒓𝒔 2022
Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, në datën 6 mars 2022.





