TË FUNDIT

Misteri i zhdukjes së milionerit turk / Del foto e biznesmenit, ja pistat e hetimit

Ende asnjë informacion rreth pronarit të jahtit të braktisur në brigjet e Shëngjinit.

Policia ka mësuar se Sezgin Javuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit.

Po hetohet në disa pista, ndërsa  dyshimet ekzistojnë se turku mund të ketë pësuar atak kardiak teksa është hedhur në det për notim apo ndonjë largim i mundshëm i jahtit në momentin kur ai  është hedhur për t’u larë.

Por ndër pistat ku po hetohet është dhe ajo e një pengmarrjeje të mundshme,  për shkak të pasurisë së Javuz.

Grupi hetimor ende nuk disponon detaje nga ngjarja, siç mund të ishin kontaktet e fundit të Sezkin Javuz, jahti i të cilit u gjend në det të hapur dhe u soll në brigjet e  Shëngjinit nga peshkarexhat.

Policia Shqiptare ka vendosur kontakte dhe me homologët në Turqi, ku e vetmja  gjë që bëhet e ditur deri tani është fakti se Sezkin Javuz nuk renditet në listat e zeza të policisë turke

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat