fbpx

Mjekja nga Kosova që u vaksinua në Kukës tregon simptomat: Procedurat që ndoqëm para marrjes së dozës

vaksinimi-i-mesuesve-shqiperi-780x470.jpeg-1-780x439-1.jpg

Mikrobiologia në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, një nga mjeket e vaksinuara ditën e sotme në Kukës, Donjeta Pllana, tregon se procedura e vaksinimit shkoi në rregull.

“Procesi i vaksinimit ka qenë shumë në rregull. Ka qenë e organizuar. Jemi nisur në orën 8:30 nga QKUK dhe pak para orës 11 kemi mbërritur në Kukës te ndërtesa e teatrit”, theksoi ajo, raporton Telegrafi.

Pllana më tutje shpjegon procedurat që kanë ndjekur mjekët para se t’i nënshtrohen vaksinimit. “Atje me lista na kanë thirrur emrat që të hyjmë brenda, me kontrolle te identifikimit, plotës të një formulari dhe pastaj ka vijuar procesi i vaksinimit. Pas vaksinimit jemi detyruar të qëndrojmë në sallë në përcjellje të mjekëve nëse eventualisht na paraqitet ndonjë reaksion alergjik. Gjithçka ka shkuar mirë”, shtoi Pllana.

Pllana shprehet se aktualisht ndihet mirë dhe, përveç një dhimbje të krahut, nuk ka asnjë simptomë tjetër. E pyetur nëse ka pasur hezitime për marrjen e vaksinës AstraZeneca, marrë parasysh raportimet e fundit për problemet që shkakton kjo vaksinë në mpiksjen e gjakut, ajo u shpreh se në asnjë moment nuk e ka menduar mos marrjen e vaksinës.

“Unë për vete në asnjë moment nuk e kam menduar marrjen e vaksinës. Secila vaksinë ka efekte anësore, por benefitet janë shumë më të vlefshme sesa dëmet që vijnë nga ajo”, përfundoi ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303