Momenti i rrëzimit të digës në Brazil

105438270_brazildam.jpg

Ky është momenti i shembjes së digës në Brazil në 25 janar, ku humbën jetën 110 persona dhe 238 rezultojnë në zhdukur.

Në videon e publikuar në mediat braziliane duket masivi i madh i digës që shembet duke marrë përpara gjithçka.

Brenda tre minutash, çdo gjë nën digë gëlltitet plotësisht nga balta, në një distancë prej më shumë se një milje.

Nuk dihet ende shkaku i shembjes së digës, të zotëruar nga Vale, kompania më e madhe e minierave.

Autoritetet kanë bërë të ditur se mes të zhdukurve janë mbi 200 punonjës që kishin ngrënë drekë në zonën administrative të digës kur ndodhi edhe shembja.

Sakaq, bëhet e ditur se 366 persona janë shpëtuar, ndërsa 23 janë dërguar në spital për ndihmë të menjëhershme.

Pesë persona janë arrestuar deri tani, të gjithë zyrtarë të kompanisë e cila duhej të kujdesej për pasojat mjedisore. /real-news.tv/

 

 

scroll to top